Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Strugës

Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Strugës

12:05, 02/05/2024

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Strugës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesa duket humbja e djeshme në transfertën me Tikves i ka kushtuar pankinën Duros.

Aktualisht Struga ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Shkëndijën dhe Shkupin.

POSTIMI I PLOTË

FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco