Van Gal sulmon FIFA-n: Në Katar ishte gjithçka e paramenduar, Mesi duhej të fitonte Botërorin

Van Gal sulmon FIFA-n: Në Katar ishte gjithçka e paramenduar, Mesi duhej të fitonte Botërorin

13:30, 05/09/2023

Luis Van Gal ende nuk e ka përtypur eliminimin e Holandës në çerekfinalen e Botërorit nga Argjentina.

Trajneri holandez shprehet se ky Botëror ishte i paramenduar dhe se gjithçka ishte planifikuar që të fitonte Mesi.

Në një intervistë të dhënë për “NOS”, Van Gal u shpreh se mjafton të shohësh mënyrën se si skuadrat kanë shënuar dhe e kupton se Mesi duhej të fitonte këtë Kupë Bote.

“Shihni mënyrën se si shënon Argjentina dhe si shënonim ne. Shihni se si Argjentinës i është dhënë gjithçka pa kushte. Unë mendoj se gjithçka është paramenduar. Unë mendoj gjithçka që e them. Mendoj se është bërë gjithçka që Mesi të fitojë Kupën e Botës”, u shpreh Van Gal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco