Habit Ten Hag pas humbjes së Manchester United: Ndaj Arsenalit kemi bërë progres

Habit Ten Hag pas humbjes së Manchester United: Ndaj Arsenalit kemi bërë progres

10:49, 04/09/2023

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka analizuar humbjen e skuadrës së tij 3-1 në transfertën e Arsenalit.

Në prononcimin për mediet, tekniku i “Djajve të Kuq” deklaroi se po ta krahasosh me ndeshjen ndaj Wolves ekipi i tij ka progres.

“Nëse e shihni skuadrën nga ndeshja e Wolves në këtë ndeshje ka një progres të madh. Ndaj Arsenal-it ishte një ekip i bashkuar, unë jam vërtet i lumtur me këtë performancë dhe përparimin tonë. Ne bëmë mirë, kemi bërë përparime, jemi brenda planit dhe më besoni dhe në të ardhmen do të fitojmë ndeshje si kjo”-tha trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco