Bayerni thyen 'tersin'/ Kampionët triumfojnë ndaj Monchengladbach

Bayerni thyen 'tersin'/ Kampionët triumfojnë ndaj Monchengladbach

21:52, 03/09/2023

6 ndeshje radhazi ka zgjatur tersi për Bayernin e Mynihut, i cili ka arritur të mposhtë në fundjave Borussia Monchengladbach. Rekordmenët e Gjermanisë nuk mundën të shkëlqejnë, por morën 3 pikë të vlefshme në javën e 3-të të Bundesligës, ndërsa u ngjitën në vendin e dytë.

Golat për të besuarit e Tuchel u shënuan nga Sane e Tel, ndërsa në anën tjetër Itakura. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën bavareze.

Një fitore spektakolare ka regjistruar Leverkuseni, i cili ka marrë në dorë frerët e Bundesligës. Aspirinat mposhtën Darmstadtin me rezultatin 5-1, ndërsa ishte Boniface ai që zhbllokoi sfidën për vendësit. Pjesa e parë u mbyll në barazpeshë 1-1, ndërsa në fraksionin tjetër, Leverkuseni shënoi dhe 4 herë të tjera.

E shtuna e golave, mund të konsiderohet padyshim kjo që lamë pas në kampionatin gjerman, ku 5 të tillë u shënuan dhe nga Stutgart i cili e ka nisur mirë sezonin.

Dopetat e Xhirasi e Fyrih dhe një gol i Millot vulosën fitoren, ndërsa me të njëjtin rezultat, Stuttgart triumfoi dhe në javën e parë ndaj Bochumit. Fitore prodhoi java e tretë dhe për Hoffenheim e Ëerder Bremen, ndërsa Augsburgu dhe Bochumi ndanë pikët me njëra-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco