Manchester City merr kreun, Chelsea pëson një tjetër humbje

Manchester City merr kreun, Chelsea pëson një tjetër humbje

20:34, 03/09/2023

6 gola në 4 javët e para të luajtura në Premier Leaguen angleze për bomberin Erling Haaland, i cili regjistroi një tripletë në përballjen ndaj Fulham.

Norvegjezi zhvilloi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme duke marrë dhe vlerësimin më të lartë. Manchester City e nisi mirë përballjen në shtëpi, duke kaluar në avantazh me Alvarez, ndërsa më pas shënoi Ake dhe tripleta e Haaland duke u ngjitur kështu në krye.

Fitore të shtunën regjistroi dhe Tottenham, i cili e ka nisur në mënyrë perfekte këtë sezon. Londinezët përmbysën Burnleyn që në pjesën e parë, ndërsa sfida u mbyll në shifrat 2-5. Në këtë përballje po ashtu u regjistrua një tripletë, konkretisht nga kapiteni Son. Situata është krejt ndryshe tek rivalët e qytetit, Chelsea, që pëson një tjetër humbje në ligë.

Goli i Elangas mjaftoi që Nottingham të triumfonte në transfertë, e të dilte me 3 pikë nga Stamford Bridge. Një përballje interesante ishte dhe ajo mes Brightonit dhe Neëcastle e mbyllur në shifrat 3-1. Ferguson ishte heroi i skuadrës së De Zerbit, me një tregolësh, ndërsa në anën tjetër Wilson shënoi golin e vetëm.

Dy përballjet e tjera, Sheffield-Everton dhe Brentford-Bournemouth u mbyllën në barazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco