Atalanta triumfon ndaj Monza-s, De Ketelaere sërish mes protagonistëve

Atalanta triumfon ndaj Monza-s, De Ketelaere sërish mes protagonistëve

22:41, 02/09/2023

 

Atalanta triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Monza-s në “Gewiss Stadium” në takimin ë javës së tretë të Serie A.

Vendasit diktuan ritmin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 34’, ku pas asistit të De Ketelaere, Ederson zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 42’ Scamacca dyfishoi avantazhin e Atalanta-s dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Skuadra e Gasperinit nuk u mjaftua me aq, pasi në minutën e 62’ Scamacca do të shënonte golin e tretë për ekipin.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Atalanta-n që renditet në vend të tretë me gjashtë pikë, teksa Monza renditet në vend të 14-të me tre pikë.

Ndërkohë vlen të theksohet se mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i cili vazhdon të jetë një titullar i padiskutuar te Atalanta, tregoi një formë të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco