Ronaldo dhe Mane protagonist, Al-Nassr 'shkatërron' Al-Hazem

Ronaldo dhe Mane protagonist, Al-Nassr 'shkatërron' Al-Hazem

22:13, 02/09/2023

Cristiano Ronaldo është kthyer në protagonist të padiskutuar te Al-Nassr, ndërsa në sfidën e javës së pestë të Saudi Pro League, realizoi një gol dhe dha dy asist në fitoren 1-5 të ekipit të tij në transfertën e Al-Hazem.

Miqtë gjetën avantazh në minutën e 33’, ku pas asitit të Ronaldos, Ghareeb gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 36’ ishte Mane ai që shënoi, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua.

Ndërsa në minutën e 45+8’ Al Khaibari shënoi golin e dytë për skuadrën e Al-Nassr dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 48’ Al-Hazem u kundërpërgjigj me Badamosi, duke ngushtuar diferencën.

Megjithatë i asistuar nga CR7, Otavio gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 57’, duke i dhuruar golin e tretë ekipit.

Më tej në minutën e 68’ Cristiano Ronaldo realizoi një super goditje, duke e çuar topin në fundin e rrjetës dhe duke bërë “poker” për skuadrën e tij.

Ndërsa 10 minuta më pas ishte Sadio Mane ai që realizoi, duke i dhënë Al-Nassr golin e pestë dhe vulosi këtë sfidë.

Pas javës së pestë, Al-Hazem renditet në vend të fundit me dy pikë, ndërsa Al-Nassr në vend të gjashtë me nëntë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco