Al Ittihad nuk dorëzohet, e çon në 200 milionë paund ofertën për Salah

Al Ittihad nuk dorëzohet, e çon në 200 milionë paund ofertën për Salah

19:10, 01/09/2023

 

Pas përpjekjeve të pasuksesshme të disa javëve më parë, klubi i Al Ittihad e ka rikthyer sërish vëmendjen te Mohamed Salah.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Al Ittihad i ka ofruar Liverpool-it 200 milionë paund për të marrë egjiptianin, me klubin e “The Reds” që pak ditë më parë refuzoi një ofertë prej 150 milionë paundësh.

Megjithatë sipas medieve britanike, pavarësisht shifrës “stratosferike”, Liverpool do ta refuzojë propozimin e klubit arab, pasi vazhdon me të njëjtin qëndrim, që Salah nuk është në shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco