Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lukaku prezantohet te Roma: Jam i emocionuar, mezi pres te zbres në fushë

Lukaku prezantohet te Roma: Jam i emocionuar, mezi pres te zbres në fushë

17:45, 31/08/2023

 

Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Romës.

Kontrata e belgut ishte depozituar në Federatë që më parë dhe u zyrtarizua nga klubi në kanalet e tij të komunikimit, ku shprehu edhe fjalët e tij të para si futbollist i verdhekuqve.

“Pritja që më rezervoi klubi dhe tifozët më ka emocionuar dhe është një stimul më shumë që të jap gjithçka për skuadrën time të re. Kam ndier atmosferën e stadiumit Olimpico si kundërshtar, kam ndier nxehtësinë e tifozerisë romaniste dhe tani është e bukur të jem edhe unë pjesë e kësaj. Kam patur mundësinë të flas me pronarët e klubit në ditët e kaluar dhe kam mbetur i impresionuar nga ambiciet e tyre, ndaj tani duhet të punojmë dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Nga ana ime me zor pres të vihem në dispozicion të shokëve, brenda dhe jashtë fushe”, tha sulmuesi belg.

Lukaku vihet në këtë mënyrë nën urdhrat e Jose Mourinhos i cili e ka drejtuar edhe për dy herë të tjera më parë gjatë karrierës, te Mancheshter United dhe te Chelsea. Belgu mbyll në këtë mënyrë një ndër sagat më intriguese të verës, me tradhtinë ndaj Interit për Juventusin që më pas e la në baltë, duke rrezikuar të mbetej pa një skuadër të niveleve të larta deri në fundin e merkatos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco