Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Pavard: Vij me një objektiv të qartë, Interi është një klub fitues

Pavard: Vij me një objektiv të qartë, Interi është një klub fitues

17:18, 31/08/2023

Benjamin Pavard është një lojtar i Interit. I paguar për 30 milionë euro në arkat e Bajernit të Mynihut, pas hedhjes së firmave në selinë e klubit francezi bëri dhe fotot e para si futbollist i zikaltërve. Kampioni i  Botës me Francën në 2018 është përforcimi i madh i Inzaghit për mbrojtjen.

Tekniku shpreson ta ketë në dispozicion që të dielën pasdite në ‘San Siro’ për ndeshjen me Fiorentinën. Pavard ka firmosur një kontratë prej 5 milionë eurosh në vit për 5 sezone dhe do të kompletoje treshen e mbrojtjes bashkë me Acerbin dhe Bastonin, teksa dha edhe intervistën e parë si lojtar i Interit, ku u shfaq i qartë në lidhje me aventurën e tij të re zikaltër.

“Interi është një klub fitues, mjafton të shohësh të gjithë trofetë që kam pas shpatullave. Unë luaj për të fituar dhe ndaj vendosa të vij te Interi. Ky është një klub i madh dhe jam i kënaqur që kam arritur në një skuadër me këtë peshë. Çfarë mund t’i jap Interit? Me siguri gjithë eksperiencën që kam fituar te Bajerni dhe në kombëtaren franceze. Vij me një objektiv të qartë, të tregoj se mund të jap maksimumin”., tha francezi.

Pavard foli edhe në lidhje me objektivat në planin ekipor, ku titulli mbetet trofeu më i lakmuar…

“Dua të fitoj titullin, në mënyrë që të fiksoj yllin e dytë në fanellën e Interit. Unë jetoj për të fituar trofe dhe kjo është e rëndësishme për tifozët dhe klubin. Do të bëj gjithçka që të fitojmë sa më shumë tituj, në skuadër ka lojtarë me famë botërore që do të na ndihmojmë ta bëjmë këtë. Kam ardhur për të luajtur si mbrojtës, por mund të veproj dhe si një lojtar krahu në mbrojtjen me katër”, tha Pavard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco