VIDEO/ I sulmuan vëllain, futbollisti i klubit anglez përfshihet në një sherr masiv

VIDEO/ I sulmuan vëllain, futbollisti i klubit anglez përfshihet në një sherr masiv

11:22, 29/08/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku protagonist ka qenë kapiteni i Newcastle, Jamaal Lascelles.

Mbrojtësi 29-vjeçar është përfshirë në një sherr, ku së bashku me vëllain e tij dhe një person tjetër, janë rrahur nga disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin edhe sende të forta.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i sherrit, aty ku shihet Lascelles që ka veshur një xhup jeshil, duke tentuar të godasë disa persona të tjerë, por një shishe “vodka” ka fluturuar në drejtim të tij duke e goditur.

Image

Më pas, të shumtë kanë qenë grushtet karshi tij dhe vëllait të futbollistit, ku ky i fundit ka përfunduar edhe i gjakosur ndërkohë që  shoku i tyre ka qëndruar disa minuta pa ndjenja i shtrirë në tokë. Zanafilla e sherrit ende nuk dihet se si ka nisur, megjithatë dëshmitarë të rastit shprehen se një burrë ka goditur me grusht vëllain e kapitenit dhe aty ka nisur gjithçka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco