Trajneri i Partizanit: Derbin e dominuam, fitoren ia dedikojmë presidentit që po kalon një gjendje kritike

Trajneri i Partizanit: Derbin e dominuam, fitoren ia dedikojmë presidentit që po kalon një gjendje kritike

21:41, 28/04/2024

Trajneri i Partizani, Orges Shehi, u shpreh tepër i lumtur për triumfin 1-2 që skuadra e tij arriti në derbin ndaj Tiranës.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për “MCN” tekniku i kuq deklaroi: “Fitore e rëndësishme, përballë një rivali historik. Për atë çka skuadra dha në fushën e lojës, më të rëndësishëm janë ata që janë në stol sesa ata që e filluan nga fillimi. E nisëm me dy dëmtime, të Taipit dhe Carës, u çekuilibruam pak. Gjithsesi u munduam të kishim agresivitet dhe ekuilibër. Fituam një ndeshje të dominuar.

Fitorja është për të gjithë tifozët, në veçanti për presidentin tonë, që po kalon një gjendje kritike. Këtë fitore ia dedikoj atij dhe babait të tij. 

Ka qenë periudhë që asnjëherë nuk kemi qenë të plotë, me përjashtim të Rrogozhinës dhe Dinamos. Kur ke kontingjent të plotë implementon ato që t’i kërkon, edhe në bazë të karakteristikave. Jam i kënaqur me atë çka skuadra jep, sepse po tregon karakter dhe uri në çdo ndeshje. 

Ne kërkojmë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më shumë. Bravo i qoftë kundërshtarit në qoftë se i fiton të 3 ndeshjet, në të kundër ne do të bëjmë maksimumin për t’u ngjitur në klasifikim”, u shpreh Shehi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco