Oliver Giroud prezantohet te klubi i ri

Oliver Giroud prezantohet te klubi i ri

17:43, 14/05/2024

Olivier Giroud i ka dhënë lamtumirën futbollit europian dhe ka zbarkuar në MLS.

Sulmuesi i francez, pasi mbylli eksperiencën e tij me Milanin, sot është prezantuar zyrtarisht si lojtari i ri i Los Anxhelos FC në kampionatin amerikan të futbollit.

Klubi bëri të ditur se Giroud ka firmosur për një vit e gjysmë, deri në fund të edicionit që mbyllet në vitin 2025, teksa ka opsion edhe për një tjetër sezon pas tij.

Futbollisti do të luajë ndeshjet e fundit të këtij sezoni me Milanin dhe pas Euro 2024, do të udhëtojë drejt SHBA për t’iu bashkuar klubit të tij të ri.

Gjatë kësaj etape të fundit në Serinë A, Giroud u bë protagonist me 37 gola dhe 17 asiste me fanellën e Milanit, në 91 ndeshje që luajti me klubin italian teksa fitoi me të edhe titullin në elitën e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco