Euro 2024/ Nagelsmann i befason të gjithë, nuk fton te Gjermania finalistin e Champions League

Euro 2024/ Nagelsmann i befason të gjithë, nuk fton te Gjermania finalistin e Champions League

16:40, 14/05/2024
A+ Aa A-

Ka mbetur vetëm edhe një muaj nga fillimi i Kampionatit Europian, i cili këtë vit do të zhvllohet në shtetin e Gjermanisë.

E pikërisht një muaj pa nisur, Kombëtarja e Gjermanisë ka befasuar të gjithë duke mos e thirrur mbrojtësin në formë të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, mbrojtësi 35-vjeçar nuk do ftohet nga “Die Mannschaft”-i.

Hummelsi, këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës së Dortmundit, ku ka ndihmuar skuadrën të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve ku do luajë kundër Real Madridit, më 1 qershor.

Gjermanët kanë ftuar në radhët e veta mbrojtësin Robin Koch nga Eintracht Frankfurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco