Surpriza në stolin kuqezi, Ibrahimovic zgjedh ish-shokun e skuadrës si kandidat për stolin kuqezi

Surpriza në stolin kuqezi, Ibrahimovic zgjedh ish-shokun e skuadrës si kandidat për stolin kuqezi

10:53, 25/04/2024

Zlatan Ibrahimovic po interesohet personalisht për të zgjedhur trajnerin e ri të Milan, që do të zërë vendin e Stafano Pioli. Por, sipas “sportmediaset”, nuk do të jetë Antonio Conte njeriu që do të ulet në stolin kuqezi.

Në fakt, Ibra ka vënë një bast të fortë për Conte, por klubi i ka thënë suedezit se ardhja e trajnerit italian, mes pagës së lartë dhe lojtarëve për të blerë, do të shkonte përtej buxhetit të vendosur.

Kështu, Ibrahimovic është duke vlerësuar kandidaturën e Mark Van Bommel, trajneri aktual i Antwerp. Van Bommel është një ish-kuqezi, pasi ka luajtur në “San Siro” për gati dy sezone, duke fituar edhe një titull kampion (2010-2011).

Holandezi Van Bommel, tashmë 46 vjeç, do të ringjallte moton e lashtë, “Milan vetëm për milanistët”. Ai ka luajtur me Ibrahimovic në vitin e titullit, duke e veshur 50 herë fanellën kuqezi (asnjë gol).

Si trajner, ai konsiderohet një dhelpër e vjetër e futbollit holandez. E nisi karrierën me PSV dhe Wolfsburg, përpara se të shpërthente në Antwerp, ku fitoi një kampionat dhe një Kupë Belgjike. Këtë sezon ai ende po lufton për titull dhe kontrata e tij skadon në vitin 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco