Luhet derbi Tirana-Partizani, në ‘Air Albania’ hiqen stolat

Luhet derbi Tirana-Partizani, në ‘Air Albania’ hiqen stolat

18:38, 28/04/2024

Gjuajtja me stola nga tribunat pas portës, drejt fushës së lojës, ka qenë një nga pamjet më të shëmtuara që ka prodhuar derbi i kryeqytetit në vitet e fundit.

Dhe duket se FSHF në bashkëpunim me klubet ka gjetur zgjidhjen.

Meqë rrjeta pas porte përsëri nuk funksionoi për të qetësuar tifozët që vazhdonin të thyenin stolat, atëherë është vendosur që të zhduken pikërisht ndenjëset në tribuna.

Kështu, pas portë nuk ka më të vendosur stola, me tifozët e dy skuadrave që do të ulen direkt në shkallaret e stadiumit. Në këtë mënyrë, do të shmanget edhe thyerja e vazhdueshme e tyre, që u shkaktonte klubeve dëme financiare të rëndësishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco