Lojtarët e Bayern të revoltuar për gjykimin, Ancelotti u përgjigjet me një justifikim qesharak

Lojtarët e Bayern të revoltuar për gjykimin, Ancelotti u përgjigjet me një justifikim qesharak

10:27, 09/05/2024

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas arritjes së finales së 6 të Champions League, çka përbën një rekord më vete në historinë e futbollit, ka gjetur kohën t’i përgjigjet edhe akuzave të Bayern për arbitrimin në sfidën dramatike të luajtur në “Santagio Bernabeu”.

Italiani këmbëngul se te Bayern Munich nuk kanë të drejtë të ndihen të mërzitur apo të vjedhur për anulimin e golit të Matthijs de Ligt, i shënuar në limitet e shtesës së stërzgjatur që Marciniak lejoi të luhej.

Kjo pasi, sipas Ancelottit edhe skuadrës së tij iu bë një padrejtësi.

Ai u ka kujtuar tifozëve bavarezë dhe De Ligt e Thomas Tuchel që shpërthyen ndaj arbitrave, rastin e golit të anuluar të Nachos, si për të thënë që me padrejtësitë në gjykim janë barazim.

“Bayern u ankua për offside? Ok, edhe ne ankohemi për golin e anuluar të Nachos... sepse Kimmich u hodh në zonë.

Nëse ata ankohen për këtë, atëherë ne mund të ankohemi për golin tonë që u anulua.

Të dy lojtarët po shtynin njëri-tjetrin dhe është Nacho ai që dënohet”, tha tekniku i ‘Los Blancos’.

Por ky justifikim është qesharak, pasi siç u pa qartë, faulli i Nacho ndaj Kimmich ishte evident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco