Arsenali triumfon në derbin e zjarrtë të Londrës dhe ruan kreun e Premier League

Arsenali triumfon në derbin e zjarrtë të Londrës dhe ruan kreun e Premier League

17:48, 28/04/2024

Arsenali kalon pengesën Tottenham dhe vijon të jetë në garë për fitimin e titullit kampion, që i mungon prej vitit 2004.

2-3 fitoi skuadra e Mikel Artetës derbin e zjarrtë të Londrës së Veriut, duke iu dhuruar tifozëve emocione të jashtëzakonshme.

Arsenali shënoi tre gola në pjesën e parë. Autogoli i Hojbjerg zhbllokoi sfidën, ndërkohë që shënuan edhe Saka e Havertz. Mes tyre shtyllë dhe gol i anuluar nga VAR-i për vendasit.

Tottenhami reagoi në minutat e fundit, ku shënoi dy herë. Me Romeron (gafë e portierit Raya) dhe kapitenin Son nga pika e penalltisë.

Në fund 2-3, me Arsenalin që kryeson kampionatin anglez me 80 pikë, 4 më shumë se Manchester City, që ka luajtur dy takime më pak.

Humbje e rëndë për Spurs, që vështirëson në maksimum shanset për të kapur vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco