Uzuni nuk ndalet me gola, shënon dhe shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Granada-Osasuna

Uzuni nuk ndalet me gola, shënon dhe shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Granada-Osasuna

18:31, 28/04/2024

Granada bind ndaj Osasunës në takimin e javës së 33-të të La Liga.

Takimi u zhbllokua në minutën e 29-të nga Pellistiri, që i dha avantazhin skuadrës së Granadës.

Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në nisje të pjesës së dytë, pasi në minutën e 48-të Myrto Uzuni gjeti rrugën drejt rrjetës dhe njëkohësisht golin e 11-të sezonal, ndërsa dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Madje sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Image

Ky takim u vulos në minutën e 90+4′, me Boye që shënoi golin e tretë për Granadën.

Pas javës së 33-të të La Ligës, Granada renditet në vend të 19-të me 21 pikë, teksa Osasuna në vend të 11-të me 39 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco