Tani është e qartë pse ai zhgënjeu të gjithë Italinë: Mancini zyrtarisht në Arabinë Saudite

Tani është e qartë pse ai zhgënjeu të gjithë Italinë: Mancini zyrtarisht në Arabinë Saudite

12:02, 28/08/2023

Eksperti i famshëm italian i futbollit Roberto Mancini është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite, më pak se dy javë pasi u largua nga azurrët.

Mancini tronditi Italinë dhjetë ditë më parë. Ndonëse ishte i sigurt dhe dy vite më parë fitoi kampionatin europian me kombëtaren, Mancini u largua papritur nga pankina e përfaqësueses italiane.

Ai befasoi me zgjedhjen e tij dhe u largua duke u shprehur se kishte probleme me federatën, duke lënë në mes kualifikueset për Kampionatin Europian. Tani është e qartë pse e bëri këtë.

Mancini është emëruar mbrëmë trajner i ri i Arabisë Saudite. Ai do të mbetet një ekspert i respektuar në pozicionin e teknikut, por në një vend tjetër dhe në një tjetër kontinent, ku do të përpiqet të përmirësojë rezultatet e Arabisë Saudite, e cila po investon burime të pabesueshme financiare në futboll këtë vit.

Image

Eksperti 58-vjeçar padyshim që nuk mund të refuzonte ofertën financiare të sauditëve, e cila sigurisht është shumë më e pasur se ajo që kishte në Itali.

Ai doli kampion europian me Italinë, kampion i Anglisë me Manchester Cityn, tre herë kampion i Italisë me Interin dhe fitoi kupa në Angli, Itali dhe Turqi. Tani ai do të përpiqet të bëjë përparim në futboll në Arabinë Saudite. Në prezantim ai tha se dëshiron të provojë veten në rolin e tij të ri dhe të arrijë dominimin në futbollin aziatik, siç bëri në Evropë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco