VIDEO/ Keidi Bare gati për Kombëtaren, mesfushori kuqezi bëhet protagonist në fitoren e Espanyol-it

VIDEO/ Keidi Bare gati për Kombëtaren, mesfushori kuqezi bëhet protagonist në fitoren e Espanyol-it

11:11, 28/08/2023

Keidi Bare ishte një tjetër futbollist i Kombëtares që spikati këtë fundjavë në Europë, përpara grumbullimit me Shqipërinë.

Mesfushori kuqezi u bë protagonist në fitoren e Espanyol përballë Mirandes në transfertë.

Në minutën e 58’ Bare dha një top nga mesfusha për Jofre dhe ky i fundit arriti ta kontrollonte mjaft mirë, duke lëshuar një predhë nga jashtë zone dhe duke kaluar në avantazh Espanyol-in.

Ky ishte dhe goli i vetëm i takimit, duke i dhënë tre pikët ekipit katalanas, duke u renditur në vendin e tretë me 7 pikë, në La Liga 2.

Golin mund ta shihni nga minuta 01:21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco