VIDEO/ Asani sinjale pozitive, gol dhe festim me shqiponjë

VIDEO/ Asani sinjale pozitive, gol dhe festim me shqiponjë

10:30, 28/08/2023

Jasir Asani vazhdon që të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij korean Gwangju FC. Sulmuesi i Kombëtares shënoi edhe në ndeshjen përballë Suwon.

Asani shënoi goline dytë në minutën e 38’ duke dyfishuar shifrat.

Një sinjal mjaft pozitiv edhe për Sylvinhon pasi po afrojnë ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 dhe Shqipëria në shtator do të sfidojë Çekinë dhe Poloninë.

Një paraqitje fantastike nga titullari i kombëtares, i cili ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores 4-0 të ekipit të tij. Asani falenderon shokët e skuadrës dhe gjithë tifozët për mbeshtjen.

“Fitore e madhe me gol dhe asist. Bravo djema! Një falenderim special për të gjithë tifozët, të cilët ishin të mrekullueshëm si gjithmonë, Gangju Fc”, ka shkruar Asani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco