Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Laçi zyrtarizon transferimin e tre futbollistëve, mes tyre edhe ish-lojtari i Torinos

Laçi zyrtarizon transferimin e tre futbollistëve, mes tyre edhe ish-lojtari i Torinos

14:10, 26/08/2023

Laçi ka prezantuar këtë të shtunë afrimin e tre futbollistëve. Altin Kryeziu, Frenc Valteri dhe Ledjo Tresa do të jenë pjesë e klubit kurbinas për tre edicionet e ardhshme. 21-vjeçari Kryeziu ështe emri që tërheq më shumë vëmendje, pasi bëhet fjalë për një futbollistë që ka qenë pjesë e Spalit dhe Torinos në Serie A, por nuk ka mundur që të luajë në kampionat.

Image

Ndërkohë që është aktivizuar dhe në Belgjikë me Excelsior Virton, e më pas në dy edicionet e fundit ka qenë në Slloveni. Pas aventurës me Tabor, u bashkua me Maribor edicionin e shkuar. Tani do të kërkojë që të bëjë mirë dhe me skuadrën e Laçit.

Ndërkohë Tresa dhe Valter do të përjetojnë eksperiencat e para në futbollin profesionist, pasi në të shkuarën kanë luajtur me moshat e Internarcionalit të Tiranës. Laçi është skuadra që ka moshën mesatare më të ulët se të gjitha ekipet e tjera të Superiores.


ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco