30 milionë euro në vit, arabët 'rrëmbejnë' edhe Mancinin

30 milionë euro në vit, arabët 'rrëmbejnë' edhe Mancinin

11:56, 24/08/2023

Roberto Mancini u largua nga drejtimi i Italisë disa ditë më parë teksa dorëheqja e tij i “zuri” të gjithë të papërgatitur. Tekniku italian u justifikua me faktin se në Federatë nuk besonin tek ai dhe se Presidenti, Gravina kërkonte t’i largonte stafin me të cilin punonte.

Të gjitha këto pretendime bien poshtë, pasi Roberto Mancini nuk ka humbur kohë por ka “fluturuar” drejt Arabisë Saudite për të marrë drejtimin e kombëtares. Sipas mediave arabe, ish-trajneri i Italisë ishte në bisedime me Federatën e Arabisë Saudite prej muajit qershor dhe tashmë tratativat janë drejt fundit me italianin që pritet të përfitojë një pagë vjetore rreth 25 deri në 30 milionë euro.

Mancini do të marrë stafin e tij me vete ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në Botërorin e vitit 2026. Megjithatë, objektivi i parë për Mancinin nuk do të jetë kualifikimi në Kupën e Botës, por Kupa e Azisë e cila starton në janar të vitit 2024.

Kombëtarja e Arabisë Saudite e ka fituar tre herë këtë kompeticion, mirëpo hera e fundit ka qenë në vitin 1996 dhe tashmë kërkojnë të rikthehen sërish triumfues nën udhëheqjen e 58-vjeçarit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco