Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Spanja e skandaleve/ Pasi presidenti puthi futbollisten, trajneri i prek gjoksin asistentes

Spanja e skandaleve/ Pasi presidenti puthi futbollisten, trajneri i prek gjoksin asistentes

11:01, 24/08/2023

Nuk kanë të ndalur skandalet në kombëtaren e futbollit për femra të Spanjës.

Pas puthjes në buzë që presidenti i federatës spanjolle Luis Rubiales i dha futbollistes Jenni Hermoso, një video e re që tregon trajnerin e kombëtares Jorge Vilda duke i prekur gjoksin asistentes së tij Montserrat Tomé, është bërë virale në rrjet.

Videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mënyra si Vilda prek ndihmës/trajneren në zonën intime po kritikohet ashpër duke u cilësuar “e papërshtatshme”.

Ndërkohë, sa i përket presidenti Luis Rubiales, ai refuzon të japë dorëheqje dhe është duke u përpjekur të shpëtojë nga stuhia politike e mediatike në të cilën është futur pasi puthi futbollisten gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut të Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco