Sa fitojnë klubet e futbollit për kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League

Sa fitojnë klubet e futbollit për kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League

21:58, 23/08/2023

Tashmë dihen 26 nga 32 pjesëmarrësit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, ndërsa gjashtë të tjerat do t'i zbulojmë javën e ardhshme.

 

 

Si zakonisht, klubet gjigante si Reali, Barcelona, ​​Manchester City dhe Bayern janë tashmë të sigurtë në short, por disa pjesëmarrës mjaft të rregullt si PSV Eindhoven, Galatasaray dhe Rangers ende përballen me një betejë për të marrë pjesë në kompeticionin më elitar.

 

Play-off është raundi i fundit kualifikues përpara fazës së grupeve dhe fituesit do të kalojnë në grupe.

 

 

Një pjesë e ndeshjeve të para u luajtën mbrëmjen e djeshme, pjesa tjetër do të luhet sonte, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 29 dhe 30 gusht.

Çiftet e play-off-it:

 

Maccabi Haifa (Izrael) – Young Boys (Zvicër)

 

Antwerp (Belgjikë) - AEK Athinë (Greqi)

 

 

Rakow (Poloni) - FC Kopenhagen (Danimarkë)

 

Molde (Norvegji) - Galatasaray (Turqi)

 

Rangers (Skoci) - PSV (Holandë)

 

Braga (Portugali) – Panathinaikos (Greqi)

 

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 31 gusht, pra një ditë pas ndeshjeve të kthimit të raundit play-off.

 

 

Shumë emra të njohur do të luajnë sërish në Champions League këtë sezon, Newcastle United dhe Lens rikthehen pas mungesave të gjata, ndërsa Union Berlin do të marrë pjesë për herë të parë në histori.

 

Pjesëmarrësit e famshëm të Champions League:

 

Anglia: Manchester City, Arsenal, Manchester United, Newcastle United

 

Spanjë: Barcelona, ​​Real Madrid, Atletico Madrid, Real Sociedad, Sevilla

 

Itali: Napoli, Lazio, Inter, Milan

 

Gjermani: Bayern, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Union Berlin

 

 

Francë: Paris Saint-Germain, Lens

 

Portugali: Benfica, Porto

 

Holandë: Feyenoord

 

Ukrainë: Shakhtar Donetsk

 

Austri: Salzburg

 

Skoci: Celtic

 

UEFA nuk e specifikoi shumën e çmimit të ofruar për sezonin 2023/24, por pritet të jetë e njëjtë si në 2021/22 dhe 2022/23. Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë drastike nga sezoni 2024/25 dhe në vazhdim kur turneu kalon në një format të ri me 36 ekipe pjesëmarrëse në vend të 32 të mëparshëm.

 

 

Të luash në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është bërë jashtëzakonisht e rëndësishme për shumë klube në të gjithë Europën, buxhetet e të cilave supozojnë se do të kualifikohen vit pas viti. Përfundimi në top katërshen e Premier League, për shembull, është bërë një arritje shumë më e madhe për shumë skaudra sesa fitimi i trofeve në Kupën FA ose Kupën e Ligës.

Dhe për këtë ka, sigurisht, një arsye të thjeshtë. Një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve i fiton çdo klubi 15.64 milionë euro dhe u ofron atyre mundësinë për të marrë shumë më tepër për sa i përket bonuseve të performancës (fitore ose barazime) dhe nga kualifikimi për në raundet e eliminimit.

 

Bonus i arritur i raundit/performancës - Çmimi në para

 

Raundi i play-off - 5 milionë euro

 

Pjesëmarrja në fazën e grupeve - 15.64 milion euro

 

Fitorja në fazën e grupeve - 2.8 milionë euro

 

Barazimi në fazën e grupeve - 930,000 euro

 

Raundi i 1/16-ave- 9.6 milionë euro

 

Çerekfinalja - 10.6 milionë euro

 

Gjysmëfinalja - 12.5 milionë euro

 

Finalisti - 15.5 milionë euro

 

Fituesi - 20 milionë euro

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco