Legjenda Franz Beckenbauer është i sëmurë rëndë, nuk është shfaqur në publik që nga janari

Legjenda Franz Beckenbauer është i sëmurë rëndë, nuk është shfaqur në publik që nga janari

21:00, 23/08/2023

Ajo që u spekulua prej muajsh u konfirmua dje – legjenda më e madhe e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, është sëmurë rëndë.

Ky informacion u konfirmua nga një tjetër legjendë gjermane, Lothar Matthaus.

"Franz gjithmonë ka thënë se gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti dhe ai nuk e ka atë për momentin. Sigurisht, ne të gjithë shpresojmë që ai të bëhet më i mirë dhe të jetë përsëri në gjendjen e mëparshme," tha Matthaus.

Beckenbauer, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë si lojtar në 1974 dhe më pas si trajner në 1990, nuk është shfaqur në publik kohët e fundit.

Ai u pa për herë të fundit në janar të këtij viti dhe pasi nuk u paraqit në korrik në festën e 33-vjetorit të fitimit të titullit kampion bote, filluan të qarkullojnë zëra se ai ishte i sëmurë rëndë, gjë që fatkeqësisht Matthaus e konfirmoi.

Beckenbauer do të jetë 78 vjeç më 11 shtator, deri më tani ai ka bërë tre operacione në zemër, ndërsa nuk mund të shohë plotësisht në syrin e djathtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco