Zyrtare/ Bernardo Silva i jep fund dilemave, mesfushori portugez merr vendim për të ardhmen

Zyrtare/ Bernardo Silva i jep fund dilemave, mesfushori portugez merr vendim për të ardhmen

20:37, 23/08/2023

Gjithçka u mbyll: ‘Ylli’ i Pep Guardiolës, Bernardo Silva ka vendosur të vijojë karrierën te Manchester City.

U përfol shumë se mesfushori portugez do të largohej nga “Qytetarët” në këtë merkato verore. Gjw qw i lejonte klubet si Barcelona apo Paris Saint-Germain të ëndërronin për disa muaj. E megjithatë, portugezi do të vazhdojë aventurën në Angli.

 Manchester City ka zyrtarizuar këtë të mërkurë rinovimin e kontratës së Bernardo Silvës deri në vitin 2026: “Bernardo Silva ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester Cityn, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2026” , shkruhet në njoftimin për shtyp.

 

Lajm i mirë për “Qytetarët” të cilët ende mund të llogarisin shërbimet e yllit portugez, ndërsa mbajnë larg zërat e largimit përgjithmonë.

“Kam kaluar gjashtë vite të jashtëzakonshme te Manchester City dhe jam i lumtur që do të zgjas qëndrimin tim këtu. Unë e dua trajnerin, shokët e skuadrës dhe tifozët, shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mira në vitet në vijim”, tha futbollisti i Man City-t, i lumtur që qëndron në Angli. Lajm që duhet të qetësojë tifozët e klubit të fundit kampion europian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco