Grabiti shtëpinë e Muller, policia portugeze arreston një shtetas serb

Grabiti shtëpinë e Muller, policia portugeze arreston një shtetas serb

19:41, 23/08/2023

Policia në Portugali ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka grabitur futbollistin legjendar të Bayernit Thomas Muller në Gjermani më 13 shtator të vitit të kaluar.

Gazeta gjermane Bild shkroi më pas për grabitjen që ndodhi ndërsa Muller ishte në ndeshje.

Domethënë, hajdutët kanë shfrytëzuar kohën teksa ylli i Bayernit ishte duke luajtur kundër Barcelonës në Allianz Arena dhe kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për një grabitje të mirëorganizuar dhe nga banesa janë marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Ata u interesuan veçanërisht për orët e shtrenjta me vlerë 500 mijë euro, ndaj morën me vete hiç më pak se 17 copë.

Pothuajse një vit pas asaj grabitjeje, një nga hajdutët u arrestua në Lisbonë dhe sipas mediave vendase, ai është një serb i lindur në Itali.

I dyshuari është ndaluar dhe akuzuar për vjedhje dhe grabitje, ndërsa detajet e marrjes në pyetje, si dhe fati i tij, për momentin nuk dihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco