Pavard drejt Interit, Tuchel e gjen te PSG lojtarin që do ta zëvendësojë

Pavard drejt Interit, Tuchel e gjen te PSG lojtarin që do ta zëvendësojë

18:52, 23/08/2023

Së fundmi, Bayern Munich po finalizon shitjen e Benjamin Pavard te Interi. Francezi do të sjellë 30 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse dhe për këtë arsye gjermanët kanë nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Këtë të mërkurë, Daily Mail ka zbuluar një detaj të ri. Media angleze bën me dije se Thilo Kehrer është në vështrimin e Thomas Tuchel, i cili e ka stërvitur më parë te PSG.

I gjithanshëm duke qenë se mund të luajë në bosht si në njërën anë, ndërkombëtari gjerman i West Ham mund të gjejë kështu ish-trajnerin e tij nëse klubi i tij hap derën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco