Vllaznia prezanton uniformat zyrtare të sezonit të ri

Vllaznia prezanton uniformat zyrtare të sezonit të ri

18:32, 23/08/2023

Vllaznia e nis sezonin me pamje të re, ose më saktësisht, me fanella të reja. Klubi ka prezantuar sot edhe modelet e reja që do të mbajnë lojtarët në këtë edicion, duke mos iu shmangur tradicionales, por edhe duke sjellë disa risi.

Kështu, fanella e parë do të jetë ajo me ngjyrat karakteristike kuqeblu të klubit. E dyta do të jetë e bardhe por me vijëzime kuqeblu në mesin e saj në pjesën e përparme, ndërsa e treta do të jetë e zezë, me ngjyrat kuqeblu që krijojnë shkronjën “V” në pjesën e përparme.

Klubi ka postuar modelet e reja në rrjetet sociale, teksa Balaj, Alivoda dhe Spahija ishin ata që i prezantuan këto fanella para tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco