Kukësi godet në merkato, një sulmues dhe një mbrojtës firmosin me verilindorët

Kukësi godet në merkato, një sulmues dhe një mbrojtës firmosin me verilindorët

13:46, 23/08/2023

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi I sezonit të ri, Kukësi zyrtarizon dy afrimet e reja në merkato. Sulmuesi Sebastian la Torre dhe mbrojtësi Nikolin Duka janë dy lojtarët më të rinj të klubit verilindor.

WELCOME SEBASTIAN LA TORRE  [⚽️]

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Sebastian La Torre është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

24 vjeçari, i lindur në Peru, vjen te Kukësi nga kampionati peruan. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Sebastian La Torre dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Sebastian.

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi Nikolin Duka është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Tirane, vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar, ku sezonin e fundit ishte pjese e FK Laçi !

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Nikolin Duka dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Nikolin”, shkruhet në njoftimin e klubit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco