Dështon transferimi 90 milionë eurosh i Lucas Paqueta te Manchester City, po hetohet për baste

Dështon transferimi 90 milionë eurosh i Lucas Paqueta te Manchester City, po hetohet për baste

19:13, 18/08/2023

Duhej të ishte një nga goditjet e rëndësishme të merkatos së verës, por transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City nuk do të realizohet.

Palët kanë ndërprerë bisedimet pasi është mësuar se Federata Angleze ka hapur një hetim për futbollistin, i akuzuar se vendos baste që nuk lejohen me rregullore mbi aktivitete në të cilat merr pjesë.

Dëmtimi i Kevin De Bruyne mendohej se do të afronte firmën me lojtarin, që do të kushtonte rreth 90 milionë euro.

Por bisedimet janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme, pasi u mësua se 25-vjeçari brazilian ishte nën hetim për shkelje të vazhdueshme.

Sipas “Daily Mail”, pritet që Paqueta të dalë para komisioneve të federatës dhe të japë versionin e tij të ngjarjeve për shkeljet që raportohet se janë kryer nga ai, në një kampionat ku rregullat për vendosjen e basteve sportive nga lojtarë janë shumë strikte.

Sulmuesi i Brentford, Ivan Tonej, u pezullua për 8 muaj pasi u zbulua se kishte vënë baste qindra herë për ndeshje të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco