Ra nga kali, portieri i PSG-së lë spitalin pas 82 ditësh

Ra nga kali, portieri i PSG-së lë spitalin pas 82 ditësh

17:25, 18/08/2023

Lajm i mirë nga Spanja  rreth situatës së portierit Sergio Rico. E përditshmja madrilene “Marca” raportoi se portieri ka lënë spitalin pas plot 82 ditësh pas aksidentit të rëndë që pësoi rreth 3 muaj më parë.

“Gardiani” spanjoll, i cili mbron portën e PSG-së, pësoi një aksident gjatë një gare me kuaj. Kjo bëri që portieri të binte në koma, duke shkaktuar panik në botën e futbollit. 

29-vjeçari qëndroi për plot 1 muaj në koma dhe tashmë pas 82 ditësh ka lënë spitalin Virgen del Roccio në Sevilla.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Alba Silva, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Spanjolli u transferua te PSG-ja në shtatorin e vitit 2019 nga Sevilla për 6 milionë euro, teksa gjysmën e dytë të sezonit 2021-2022 e kaloi në huazim te Mallorca, për t’u rikthyer në Paris në verën e vitit të kaluar.

Sezoni i tij nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa “gardiani” ka kaluar 3 muajt më të vështirë të jetës së tij.

Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 29-vjeçarit, nëse do të qëndrojë në Paris, ku pasi të arrijë formën e duhur të luftojë për një vend në formacion apo do të kërkojë një tjetër ekip.

Përpara se të transferohej tek PSG, Rico ka luajtur për Sevillan, ku është aktivizuar në 114 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco