Klopp feston më në fund, Liverpooli firmos me kapitenin e Kombëtares

Klopp feston më në fund, Liverpooli firmos me kapitenin e Kombëtares

15:30, 18/08/2023

 

Liverpooli gjen më në fund një mesfushor “shkatërrues”. Pasi dështuan në garën me Chelsea për shërbimet e Caicedos dhe Lavias, The Reds janë përforcuar me një japonez.

Wataru Endo është futbollisti më i ri i skuadrës së Jurgen Klopp. 30-vjeçari zbarkon në “Anfield” nga Stuttgarti për rreth 18 mln euro.

Përveç mesfushorit me tipare mbrojtëse, Endo bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit në rastet e nevojshme.

“Jam shumë i lumtur dhe tepër i emocionuar që i bashkohem një klub të madh si Liverpooli. Ndjesi e mrekullueshme, ëndërr e realizuar.

Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Premier League dhe me një nga klubet më të mëdha në botë. Më në fund ia dola ta realizoj”, theksoi Endo.

Futbollisti aziatik numëron 50 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Japonisë, aty ku mban shiritin e kapitenit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco