Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zyrtare/ 'Chelsea klubi i lavdishëm', talenti belg firmos për 7 vite

Zyrtare/ 'Chelsea klubi i lavdishëm', talenti belg firmos për 7 vite

15:18, 18/08/2023

Romeo Lavia është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Chelseat. Mesfushori i talentuar belg, ishte afër transferimit te Liverpooli, por “Blutë e Londrës” i prishën sërish skemat e rivalëve të kuq.

Teksa arritën marrëveshjen me drejtuesit e Southamptonit për 58 mln paund (53 + 5 në formë bonusesh), duke i dhuruar trajnerit Mauricio Pochettino një tjetër përforcim në mesin e fushës pas ekuadorianit Caicedo.

19-vjeçari ka firmosur një kontratë 7-vjeçare me Chelsean. “Jam shumë i lumtur që vij te Chelsea dhe që do të jem pjesë e këtij projekti emocionues. Klub i madh me një histori të lavdishme.

Mezi po pres ta nis këtë aventurë”, deklaroi Lavia, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes. Gjatë muajit mars debutoi me kombëtaren e Belgjikës, ndërkohë që tani vjen transferimi te një nga klubet më të mëdha në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco