Armando Broja drejt Milanit? Ja çfarë e mban pezull marrëveshjen

Armando Broja drejt Milanit? Ja çfarë e mban pezull marrëveshjen

13:41, 18/08/2023

 

Milani po kërkon një sulmues që të zëvendësojë Olivier Giroud dhe në krye të listës së dëshirave është talenti shqiptar Armando Broja. Ky i fundit mund të largohet nga Chelsea në këtë verë dhe destiancioni më i mundshëm për momentin është Milani.

Megjithatë, marrëveshja po mbetet pezull nga një emër që në Milano është shumë i njohur, Romelu Lukaku. “Blutë e Londrës” nuk e kanë zgjidhur ende situatën e sulmuesit belg dhe kjo gjë nuk po i lejon ata që të marrin vendimin përfundimtar për Brojën.

Te Chelsea kërkojnë fillimisht që të bëjnë shkëmbimin Lukaku-Vlahovic e më pas të sistemojnë të ardhmen e Brojës. Në rast se Vlahovic nuk transferohet në Londër, atëherë pista që çon Brojën te Milani do të komplikohej shumë, duke bërë që shanset më të larta janë që talenti kuqezi të vazhdojë nën urdhrat e Pochetinos edhe për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco