Mbyllen pjesët e para, Partizani dhe Struga pranë kualifikimit në ‘play-off’ të Conference League

Mbyllen pjesët e para, Partizani dhe Struga pranë kualifikimit në ‘play-off’ të Conference League

20:56, 17/08/2023

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të ekipeve shqiptare në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Partizani është duke fituar 1-0 në shtëpi ndaj Valmieras, teksa rezultati i përgjithshëm në dy ndeshjet deri tani është 3-1 për kampionin e Shqipërisë.

Duke fituar gjithashtu është edhe Struga, kampioni i Maqedonisë së Veriut.

Ekipi shqiptar po avancon 0-1 në udhëtim ndaj Hesperanges, kurse rezultati i përgjithshëm deri më tani është 1-4.

Kujtojmë se Struga nga minuta e 15-të po luan me një lojtar më pak në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco