Duan t’i ‘grabitin’ titullin kampion në Formula 1, Felipe Masa hedh në gjyq edhe FIA-n

Duan t’i ‘grabitin’ titullin kampion në Formula 1, Felipe Masa hedh në gjyq edhe FIA-n

20:17, 17/08/2023

Felipe Masa, ish-piloti i njohur brazilian i Formula 1, ka hedhur në gjyq organizatorët e garës më të famshme të automobilizmit në botë pasi pretendon se ka pasur konspiracion kundër tij që rezultoi me humbjen në “fotofinish” të titullit kampion me Ferrarin në vitin 2008.

Avokatët e tij pretendojnë se ai titull i humbur për një pikë ndaj Luis Hamilton, duhet t’i kthehet brazilianit dhe kërkon një kompensim të majmë për “konspiracioni në nivelet më të larta”, që çoi në humbjen e tij.

Studiot ligjore që kanë përgatitur padinë e ish-pilotit brazilian, kanë kërkuar një dëmshpërblim të majmë, teksa kanë kërkuar që të përgjigjen para gjykatës Stefano Domenikali, shefi ekzekutiv i Formula 1, si dhe Muhamed ben Sulajem, presidenti i FIA-s.

Pretendohet se mosveprimi i drejtuesve të FIA-s dhe organizatorëve të Formula 1 në atë edicion, bënë që Masa të humbte titullin dhe njëkohësisht dhjetëra miliona euro nga bonuse të ndryshme, apo përfitime që do të kishte nga të drejta e imazhit të tij në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco