Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Arrihet akordi/ 'Ylli' i Chelseat transferohet në Turqi

Arrihet akordi/ 'Ylli' i Chelseat transferohet në Turqi

12:02, 16/08/2023

Pasi siguroi kualifikimin në fazën “play-off” të Champions League falë rezultatit të përgjithshëm 4-0 kundër sllovenëve të Olimpia Ljubljanës, Galatasaray ka siguruar një përforcim nga Chelsea.

Bëhet fjalë për Hakim Ziyech, karriera e të cilit do të vazhdojë në Turqi. 30-vjeçari maroken do të kryejë gjatë ditës së sotme vizitat mjekësore. Për t’u prezantuar më pas si lojtari më i ri i kampionëve të Turqisë.

Ziyech aktivizohet me Chelsea prej vitit 2020. Në janarin e këtij viti ishte afër kalimit te PSG, por akordi final nuk u finalizua për shkak të një problemi në komunikimin mes dy klubeve.

Gjatë verës u afrua me Al Nassr në Arabinë Saudite, akordi final u arrit, por transferimi nuk u realizua për një problem fizik të “xholit” ofensiv. Të identifikuar gjatë vizitave mjekësore.

Galatasaray do të jetë skuadra e pestë në karrierë pas Chelsea, Ajax, Twente dhe Hereenveen. Me kombëtaren e Marokut, me të cilën mbërriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit Katar 2022, Ziyech numëron 54 ndeshje dhe 20 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco