Brdariç e nis me fitore rikthimin te Vllaznia, mposht kryesuesit e Superligës në tranfertë

Brdariç e nis me fitore rikthimin te Vllaznia, mposht kryesuesit e Superligës në tranfertë

17:20, 28/04/2024

Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit.

Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër.

Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë.

Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco