Mbappe refuzon sërish të rinovojë kontratën, por është gati të bëjë një 'sakrificë të madhe personale' për PSG-në

Mbappe refuzon sërish të rinovojë kontratën, por është gati të bëjë një 'sakrificë të madhe personale' për PSG-në

12:07, 15/08/2023

“Telenovela Mbappe” vazhdon me një kapitull të ri. Pas rikthimit në stërvitje, në rendin e ditës është rinovimi i mundshëm i kontratës me PSG-në, por duket se francezi është i vendosur për të mos vazhduar bashkëpunimin.

PSG dëshiron të vazhdojë kontratën me Mbappe dhe të shmangë largimin e sulmuesit nga ekipi si lojtar i lirë në çdo mënyrë të mundshme. Pavarësisht kësaj, L'Equipe theksoi se zgjatja e kontratës nuk është konsideruar asnjëherë në takimin mes futbollistit dhe klubit dhe Kylian Mbappe ende pohon se nuk do ta zgjasë kontratën deri në vitin 2025.

Sipas informacioneve të gazetës franceze, ylli i futbollit mund të falë disa para si një gjest mirënjohjeje për kthimin në ekip.

 

 

Vlerësohet se shuma që Mbappe do të falte do të nënkuptonte një kursim prej 100-150 milionë euro për PSG-në. Një gjest që vetë 'L'Équipe' e përshkruan si një "sakrificë personale".

Mbappe tashmë e ka bërë të qartë në disa raste se ai synon të largohet nga klubi kur t'i skadojë kontrata në vitin 2024. Prandaj, një rinovim me një klauzolë të mundshme të daljes së dakorduar do të ishte alternativa më e mirë për të dyja palët, edhe pse për momentin duket larg një marrëveshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco