Vendoset e ardhmja e Brojës, gazetari i famshëm jep lajmin

Vendoset e ardhmja e Brojës, gazetari i famshëm jep lajmin

11:01, 08/05/2024

 

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe kësaj radhe do të largohet përfundimisht nga “Blutë” e Londrës.

Ky lajm është dhënë nga gazetari i famshëm i merkatos së futbollit, Fabrizio Romano, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se Broja do ta vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub.

Aktualisht, sulmuesi i Kombëtares ndodhet në formë huazimi te Fulham, ku minutat e aktivizimit i ka pasur me pikatore.

Për Brojën interes kanë shfaqur disa klube në Premier League, por edhe në kampionatet e tjera elitare të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco