Reali gjen portier në Angli, e konfirmon trajneri i Chelsea

Reali gjen portier në Angli, e konfirmon trajneri i Chelsea

10:11, 14/08/2023

Do të jetë Kepa Arrizabalaga zëvendësuesi I të dëmtuarit Courtois në portën e Realit të Madridit.

Portieri belg ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Reali ka vendosur që të huazojë portierin spanjoll të Chelsea për të plotësuar boshllëkun e krijuar.

Ka qenë tekniku I bluve, Pochettino që para ndeshjes kundër Liverpool ka deklaruar: “Situata me Kepan ka qenë e papritur dhe e shpejtë. I kemi dhënë leje të vlerësojë alternativa të tjera dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në 48 orët e ardhshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco