Kishin 4 vite bashkë, futbollisti njofton ndarjen me biznesmenen

Kishin 4 vite bashkë, futbollisti njofton ndarjen me biznesmenen

09:11, 07/08/2023

Kun Aguero dhe Sofia Calzetti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-futbollisti argjentinas përmes llogarisë së tij në Twitter, në ‘pyetje-përgjigjet’ tipike që bën shpesh për t’u afruar me miliona ‘tifozët’ e tij.

Kjo ndodhi pas paralajmërimit se një ‘bombë’ personale po i vinte në jetë.

“Si po kaloni, do të kem lajme së shpejti”, – tha argjentinasi. “Kujdes, gjërat po ndodhin”, – nxitoi të përgjigjej një nga ndjekësit e tij.

Momenti në të cilin ish-sulmuesi i Manchester City donte ta bënte të qartë se kjo “bombë” personale nuk lidhej me “Kings League”: “Është diçka personale, asgjë nga Kunisports jeee”.

“A po martohesh me mua”, – deduktoi një tjetër përdorues.

Dhe pikërisht në këtë moment, Aguero publikoi “bombën” e vërtetë të natës.

“Heeeej jo, jam më i vetëm se kurrë, kështu që asgjë tani për tani”, – tha ai, duke lënë të kuptohet se miqësia e tij me biznesmenen kishte marrë fund.

Në fakt, ish-sulmuesi argjentinas nuk e ndjek influenceren në Instagram dhe ka zhdukur të gjitha fotot bashkë.

Krejt e kundërta e saj, që i mban fotot me ish të dashurin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco