Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Juventusi i bën gati kontratën Tiago Motës, zbulohen detajet e marrëveshjes

Juventusi i bën gati kontratën Tiago Motës, zbulohen detajet e marrëveshjes

13:22, 30/04/2024

Alegrit i ka skaduar afati. Në Torino tashmë të gjithë janë të lodhur me të dhe Tiago Mota duket se jo vetëm ka dhënë gatishmërinë e tij për t’u transferuar te Juventusi, por në të njëjtën kohë, “Tuttomercato” ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes me trajnerin dhe “magjistarin” e Bolonjës.

Ndërkohë, drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli do të marrë përsipër që të gjejë edhe gjuhën e përbashkët me Alegrin për të ulur pretendimet e tij prej 7.5 milionë eurosh nga divorci me “Zonjën e Vjetër”, numri dy i klubit torinez e ka bindur Tiago Motën me një kontratë 2-vjeçare, skadenca 30 qershor 2026, por me një opsion automatik rinovimi për një tjetër vit (deri në 2027-ën), në rast kualifikimi në Champions.

Ndërkohë, për sa i përket aspektit ekonomik, Tiago Mota do të përfitojë gjysmën e pagës që fiton Alegri aktualisht. 3.7 milionë euro, plus një seri bonusesh në varësi të arritjes së skuadrës, kur për kualifikimin në Champions dhe çdo objektiv tjetër do të ketë një shtim page prej 200 mijë eurosh.

Kjo që i ofron Juventusi ish-mesfushorit të Interit dhe të Kombëtares së Italisë është të paktën trefishi i asaj që ai përfiton aktualisht te Bolonja, ku përfiton vetëm 1.2 milionë euro neto, ndonëse në rast kualifikimi në Champions, pa dyshim që një bonus do t’i garantohet, edhe pse ai do të largohet nga krijesa e tij perfekte.

Drejtuesit e Bolonjës nuk duan që ta humbin 41-vjeçarin, por pa dyshim që për Tiago Juventusi përfaqëson një mundësi të artë për karrierën e tij, aq më tepër që duke parë këto tri sezone të fundit kaq të vështira, ai vetëm mund të përmirësojë një skuadër si “Zonja e Vjetër”, prandaj edhe kushtet janë ideale për të bërë hapin e madh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco