Fitorja ndaj City-t, Arteta: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

Fitorja ndaj City-t, Arteta: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

21:51, 06/08/2023

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ekzaltuar nga suksesi ndaj Manchester City-t në Community Shield (Superkupë), tha se po përjetonte një ndjenjë të mrekullueshme. Mënyra sesi “Topçinjtë” ia dolën të kthenin lojën në favor të tyre, ishte ajo që e kishte prekur me shumë trajnerin spanjoll.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në Wembley kundër skuadrës më të mirë në botë…

Sidomos mënyra se si e bëmë. Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam. Nuk e dinim se si mund të kishte shkuar. Megjithatë, bëmë zgjedhjet e duhura, gjetëm një moment dhe bindje që na lejoi të barazonim fillimisht dhe më pas të fitonim në penallti. Sot treguam elasticitet dhe luftuam", tha Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco