Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari për javën e 32-të dhe 33-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari për javën e 32-të dhe 33-të

14:02, 30/04/2024

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar edhe kalendarin e dy javëve të fundit në Kategorinë e Parë.

Java e 32-të do të luhet më datë 4 maj në orën 16:00. Ndërsa java e 33-të do të zhvillohet më datë 8 dhe 9 maj.

Pesë takime do të luhen të mërkurën më datë 8 maj në orën 16:00, ndërsa sfida Bylis – Elbasani do të zhvillohet të enjten më datë 9 maj në 16:00.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

3-6

4-5

Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm.

Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.

Kalendari

Kategoria e Parë / Java 32

Elbasani – Tomori 04.05.2024 16:00

Vora – Bylis 04.05.2024 16:00

Flamurtari – Luzi 2008 04.05.2024 16:00

Apolonia – Besa 04.05.2024 16:00

Lushnja – Kastrioti 04.05.2024 16:00

Korabi – Burreli 04.05.2024 16:00

Kategoria e Parë / Java 33

Kastrioti – Korabi 08.05.2024 16:00

Tomori – Lushnja 08.05.2024 16:00

Besa – Flamurtari 08.05.2024 16:00

Burreli – Apolonia 08.05.2024 16:00

Luzi 2008 – Vora 08.05.2024 16:00

Bylis – Elbasani 09.05.2024 16:00 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco