Një aventurë e re në Arabinë Saudite, Kessie i thotë lamtumirë Barcelonës

Një aventurë e re në Arabinë Saudite, Kessie i thotë lamtumirë Barcelonës

09:38, 04/08/2023

Franck Kessie e ka marrë vendimin se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Barcelona pas një sezoni për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite.

Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, klubi katalanas ka arritur të gjejë një marrëveshje me Al Ahli. Tarifa që do të paguajë klubi arab për të përfituar shërbimet e ish-lojtarit të Milanit është 15 milionë euro.

Kontrata që do të nënshkruajë Kessie me skuadrën e tij të re, do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026. Pas goditjeve të bujshme në merkato si Mahrez, Firmino, Saint Maximin dhe Mendy, Kessie është përforcimi i radhës për Al Ahli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco