Partizani triumfon me lehtësi ndaj Atletic Escalades, dominim dhe gola për kualifikimin

Partizani triumfon me lehtësi ndaj Atletic Escalades, dominim dhe gola për kualifikimin

22:50, 01/08/2023

Partizani e ktheu në formalitet ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Escaldes.

Pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Andorrë, të kuqtë triumfuan edhe në kryeqytet para mbështetësve në “Air Albania” me rezultatin e pastër 4-1 për të vijuar rrugëtimin në Conference League.

Partizani dominon lojën gjatë pjesës së parë me Atletic Club D’Escaldes në “Air Albana”, por rastet e shumta të krijuara janë reflektuar me vetëm dy gola të shënuar nga Tedi Cara.

Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.

Më pas erdhën mundësitë e shumta për shënim të Partizanin.

Mba në të gjashtë minutë dhe në të dhjetën u ndal nga portieri Garsia.

Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba.

Murataj humbi një rast të pastër, duke finalizuar keq në përmbyllje ne një kundërsulmi të shpejtë.

Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e fraksionit hapës, duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave.

Duhet theksuar se të kuqtë shfaqën disa pasiguri, që për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari.

Partizani, i çliruar psikologjikisht, e nisi me dominim edhe pjesën e dytë. Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Rrapajt.

Modestët e Andorrës shënuan golin e nderit në fundin e kohës shtesë, ku nga pika e penalltisë Lopez u tregua i saktë. Gjithsesi, ky gol nuk e prishi atmosferën pozitive në “Air Albania”, me Partizanin që shënoi menjëherë pas finalizimit të Lopez me Grezdën, që gjeti golin e parë me fanellën e Partizanit.

Në këtë mënyrë, Partizani avancon më tej në turin e tretë të Conference League, aty ku do të gjejë letonezët e Valmierës që vijnë pas një kalimi turi rekord ndaj kundërshtarëve modestë të San Marinos, Tre Penne, me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco